RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Akar: Marrëveshja midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës “nuk është fundi, por një fillim i mirë”

akar:-marreveshja-midis-turqise,-suedise-dhe-finlandes-“nuk-eshte-fundi,-por-nje-fillim-i-mire”

“Ne presim që ata të përmbushin angazhimet e tyre”, tha Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një konferencë për media

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se memorandumi trepalësh i nënshkruar së fundmi në samitin e NATO-s në Madrid midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës “nuk është fundi, por një fillim i mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne presim që ata të përmbushin angazhimet e tyre”, tha Akar në një konferencë për media në kryeqytetin Riga me homologun e tij letonez, Artis Pabriks, ku ata diskutuan çështjet e mbrojtjes dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s.

Gjatë samitit të NATO-s në Madrid në fund të muajit të kaluar, krerët e tre vendeve ranë dakord për një memorandum trepalësh për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Turqisë, duke u hapur rrugën synimeve të Finlandës dhe Suedisë për e anëtarësim në NATO.

Marrëveshja parashikon që Stokholmi dhe Helsinki të mos ofrojnë mbështetje për YPG/PYD, degën siriane të PKK-së, e as për FETO-n, grupin që qëndron pas grusht shtetit të dështuar në vitin 2016.

Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, u ka kërkuar Suedisë dhe Finlandës të përmbushin detyrimet e tyre.

PKK është listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, BE-ja dhe SHBA-ja dhe është përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Qendra e koordinimit të eksportit të grurit në Istanbul

Lidhur me Qendrën e Përbashkët Koordinuese në Istanbul për të mbikëqyrur eksportet e grurit ukrainas, ministri Akar tha: “Qendra është funksionale. Zyrtarët nga Turqia, OKB, Ukraina dhe Rusia po punojnë ditë e natë në mënyrë që anijet që presin në portet e Ukrainës të fillojnë transportin e grurit në orët dhe ditët në vijim”.

Ai tha se Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të arritur një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të siguruar dërgimin e ndihmave humanitare.

Qendra u hap zyrtarisht të mërkurën, e përbërë nga përfaqësues të Turqisë, OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës për të mundësuar transportin e sigurt, me anije tregtare, të mallrave komerciale ushqimore dhe plehrave nga tre portet kryesore të Ukrainës në Detin e Zi.

Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje javën e kaluar për të rihapur tre porte ukrainase në Odessa, Chernomorsk dhe Yuzhny për drithërat e ngecur për muaj të tërë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, luftë e cila tashmë është në muajin e gjashtë. /aa

Related posts

Hapet dega e Postës së Kosovës në Mitrovicë të Veriut

admin

Gallant: Ushtria izraelite gati për të luftuar menjëherë pas armëpushimit

rezart morina

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

RTI