RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fushë – Kosova, Kalabria dhe Obiliqi do të kenë reduktime të ujit të pijshëm

fushe-–-kosova,-kalabria-dhe-obiliqi-do-te-kene-reduktime-te-ujit-te-pijshem

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të ngritjes së turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit do të mbesin pa ujë Fushë – Kosova, lagjja Kalabria, dhe Obiliqi.

Bëhet e ditur se reduktimet do të fillojnë nga sonte në ora 19:00 dhe do të zgjasin deri nesër në orën 05:00.

Teksa thuhet se çrregullime me furnizim me ujë do të kenë edhe konsumatorët e e Drenasit.

“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve atmosferike, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë maksimalisht ujin për pije.Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit”, thuhet në njoftim.

Kurse një situatë e tillë thuhet se do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Related posts

Radoiçiqi pranon pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë

admin

Ministria e Kulturës me 1.3 milion euro kërkon 50 punëtorë me tender

admin6

Irani teston me sukses raketën balistike me rreze të lartë veprimi

rezart morina