RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës, humb jetën një person

aksident-i-rende-ne-loxhe-te-pejes,-humb-jeten-nje-person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Loxhë të Pejës.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka thënë se nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas policisë, edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar, për të cilin Rugova tha se është duke marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë përveç dëmeve të konsiderueshme materiale janë edhe dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, nga ekipi mjekësor është konstatuat se njëra nga të aksidentuarit nuk ka mundur ti përballoj plagët dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova./

Related posts

Agjencia e Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut me seli në SHBA: 6.961 persona u vranë në protestat në Iran

Hevzi

Sondazh – Gjermanët: Viti 2022 më i keqi ndër vite

admin

149 persona të Mbrojtjes Civile kanë marrë paga pa qenë në marrëdhënie pune

admin