RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazh – Gjermanët: Viti 2022 më i keqi ndër vite

sondazh-–-gjermanet:-viti-2022-me-i-keqi-nder-vite

Sipas një sondazhi të fundit te kryer nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik, “Allensbach”, shtetasit gjermanë mendojnë se viti 2022 ishte viti më i keq ndër vite.

Kur u pyetën se çfarë mendonin për vitin e kaluar, 61% prej tyre thanë se për shkak të krizave dhe problemeve aktuale, viti i kaluar, 2022 ishte viti më i keq, për një kohë të gjatë.

“Vetëm 28% prej tyre nuk u pajtuan me deklaratën”, sipas Thomas Petersen nga Instituti “Allensbach”.

Nga ana tjetër, kur bëhej fjalë për jetën e tyre personale, viti 2022 me sa duket nuk ishte aq i keq.

Sipas sondazhit, 38% e të anketuarve thanë se viti i kaluar kishte qenë i mirë për ta personalisht.

Rreth 1 035 të anketuar ose 34%, thanë se viti i kaluar nuk kishte qenë i mirë në përgjithësi. /atsh

Related posts

Rusia: Izraeli dhe SHBA pengojnë krijimin e shtetit të Palestinës

admin

Nevoja për ushtarë, Zelensky ul moshën e rekrutimit

admin

Arrestohet shoferi i autobusit në të cilën u aksidentua vetura në Podujevë

admin