RTV AHIRETI
Uncategorized

Aksident i tmerrshëm në Turqi: Autobusi përfshihet nga flakët, vdesin 8 persona mes tyre edhe një fëmijë

aksident-i-tmerrshem-ne-turqi:-autobusi-perfshihet-nga-flaket,-vdesin-8-persona-mes-tyre-edhe-nje-femije

Një aksident tragjik ka ndodhur në provincën Denizli të Turqisë, ku një autobus është përfshirë nga flakët pas një përplasjeje të rëndë, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar.

Sipas mediave lokale, autobusi që po udhëtonte nga Izmiri drejt Antalias ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anës rrugës. Pas goditjes së fortë, automjeti është përfshirë nga zjarri, duke e kthyer ngjarjen në një tragjedi të madhe.

Autoritetet kanë konfirmuar se të paktën tetë persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një foshnjë 9-muajshe, babai i saj dhe shoferi i autobusit. Po ashtu, 33 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Në autobus ndodheshin gjithsej 41 persona, përfshirë pasagjerë dhe staf. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të nxjerrë të mbijetuarit.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të publikohen detaje të reja mbi rrethanat e kësaj tragjedie.





Related posts

Rudolph fton Kosovën të mos humbë kohë: Kufiri i BE-së mund t’iu ndajë me Shqipërinë

Kushtrim Guraj

A Pathway to Holistic Development and Professional Growth for Women of Color in STEM

The Future Is Femtech