RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident në Klinë, një i vdekur e tre të lënduar

aksident-ne-kline,-nje-i-vdekur-e-tre-te-lenduar

Një person ka vdekur në orët e para të së martës në një aksident trafiku në fshatin Shtaricë të Klinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura, e shoferi i njërës po lëvizte në drejtim të fshatit Ujmir, e më të mbërritur në Shtaricë ka kaluar në anën e majtë dhe me pjesën ballore është përplasur me automjetin e viktimës.

“Në vend të ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjersa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet.

Related posts

OBI dënon sulmet e Izraelit ndaj qytetit Rafah

admin

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump shton sulmet personale ndaj kandidatit të pavarur: Familja e Robert F. Kennedy Jr, një tufë të çmendurish

admin

Një muaj paraburgim tre të dyshuarve për dallavere me rezerva shtetërore

Muhamet Ramadani