Një 49-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Gjilan, përkatësisht në fshatin Kishnicë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci bëri të ditur për teve1.info se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri të aksidenti”, tha ai.