RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lufta e tretë botërore ka nisur, thotë ish-këshilltarja e presidentëve amerikanë

lufta-e-trete-boterore-ka-nisur,-thote-ish-keshilltarja-e-presidenteve-amerikane

Fiona Hill, eksperte për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ish-këshilltare e tre presidentëve amerikanë, Bush, Obama dhe Trump, tha se Lufta e Tretë Botërore tashmë është duke u zhvilluar, por, siç thotë ajo, “ne nuk arrijmë ta njohim atë”.

“Ne jemi tashmë në Luftën e Tretë Botërore, pavarësisht nëse e pranojmë apo jo. Bota po i kthehet modeleve të vjetra historike që besohej se nuk do të ndodhin më kurrë”, raporton Blic.

“Politika e Putinit ekziston për 22 vjet dhe ka shkuar drejt kësaj situate që nga viti 2008. Qëndrimet ndaj Ukrainës dhe ndjenja se i gjithë vendi i përket Rusisë janë ndërtuar prej kohësh. Putini tani ka hapur dyert në Evropë që ne besohej se ishin mbyllur për një kohë të gjatë pas Luftës së Dytë Botërore,” beson Fiona Hill.

Sipas saj, presidenti i Rusisë nuk heq dorë nga lufta pas humbjes, por vazhdon të luftojë duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion.

Ajo beson se Putin nuk dëshiron as të negociojë me Kievin, por synimi i tij është të sjellë në tryezën e bisedimeve “lojtarët e mëdhenj botërorë”, megjithëse mundësia e parë për një skenar të tillë mund të lindë vetëm pas disa vitesh. /euronews

Related posts

Dyshime se po shitet shtrenjtë, Qeveria merr një vendim për çmimin e naftës

admin

Netanyahu i kundërpërgjigjet kritikave amerikane për Gazën: Të papërshtatshme! Do të vendosë populli izraelit se kur do të mbahen zgjedhjet, nuk mund të na imponohet

admin

Xhabir Zharku futet në listën e zezë të DASh-it

admin