RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident trafiku në magjistralen Suharekë Prizren, tre policë të lënduar

aksident-trafiku-ne-magjistralen-suhareke-prizren,-tre-police-te-lenduar

Sot me datë 31.07.2023 rreth orës 06:46 policia ka marr informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovcë.

Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile.

Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën.

Si pasoj e aksidentit tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.

Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndroj në Spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Related posts

Sharaa dhe Trump diskutojnë situatën në Siri, riafirmojnë mbështetjen për unitetin e vendit, luftën kundër terrorizmit

Muhamet Ramadani

Raportuesja e OKB-së i cilëson sulmet izraelite ndaj civilëve në Bregun Perëndimor të pushtuar si “pogrome”

RTI

Greqia vazhdon përpjekjet për të pestën ditë për të shuar zjarret

Muhamet Ramadani