RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Bota mund të përjetojë temperatura rekord në periudhën 2023-2027

okb:-bota-mund-te-perjetoje-temperatura-rekord-ne-periudhen-2023-2027

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) e lidhur me Kombet e Bashkuara (OKB) tha se bota mund të përballet me temperatura rekord të ajrit në vitet 2023-2027, transmeton Anadolu.

Në një raport të WMO-së, thuhet se emetimet e gazeve serrë dhe ngjarja meteorologjike “El Nino” kanë rritur tutje temperaturat e ajrit.

Në raport thuhet se ekziston një probabilitet 98 për qind që të paktën një nga vitet 2023 deri në 2027 të jetë viti më i nxehtë dhe që të pesë vitet në fjalë të jenë një periudhë kur temperaturat globale do të arrijnë nivele rekord.

Me një probabilitet 66 për qind, temperatura mesatare vjetore e ajrit afër sipërfaqes do të jetë të paktën 1,5 gradë më e lartë se para revolucionit industrial, thekson raporti.

Më tej theksohet se temperaturat e ajrit mund të ndikojnë në reshjet e shirave në pjesë të ndryshme të botës, të cilat mund të rriten ose ulen rajonalisht.

Sipas raportit, emetimet e gazrave serrë shkaktojnë gjithashtu ngrohjen dhe acidifikimin e oqeaneve, shkrirjen e akullnajave, ngritjen e nivelit të detit dhe ngjarje ekstreme të motit.

Sekretari i Përgjithshëm i WMO-së, Petteri Taalas, ka deklaruar se temperaturat rekord do të lënë pasoja të mëdha për shëndetin, sigurinë ushqimore, menaxhimin e ujit dhe mjedisin.

Taalas ka paralajmëruar për nevojën për të qenë të përgatitur për këto pasoja.

Related posts

“Ushtria izraelite do t’u japë më shumë armë kolonëve të paligjshëm në Bregun Perëndimor”

Muhamet Ramadani

Libi, 50 familje të zhdukura nga përmbytjet në qytetin Susa

admin

Ushtria iraniane kryen sulme me dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Jordani

Muhamet Ramadani