RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aksion i EUROPOL-it kundër rrjetit më të madh të narkotikëve në Ballkan, 23 të arrestuar

aksion-i-europol-it-kunder-rrjetit-me-te-madh-te-narkotikeve-ne-ballkan,-23-te-arrestuar

Në një operacion të kryer nga njësitë e sigurisë serbe, holandeze dhe belge me koordinim me Zyrën e Policisë Evropiane (EUROPOL), u shkatërrua rrjeti më i madh i trafikut të drogës në Ballkan, si dhe u ndaluan 23 anëtarë të organizatës kriminale, raporton Anadolu.

EUROPOL deklaroi se gjithsej 23 të dyshuar u arrestuan, 13 në Serbi, shtatë në Belgjikë, tre në Holandë dhe Peru, që i përkisnin organizate të cilësuar si “rrjeti më i madh i trafikut të drogës në Ballkan”.

Mësohet se në operacion janë sekuestruar tre milionë euro, 15 automjete luksoze në vlerë prej dy milionë eurosh, si dhe një numër i madh armësh, municionesh dhe mjete shpërthyese.

Siç bëhet e ditur, në vitin 2020 rrjeti kishte transportuar të paktën shtatë tonë drogë përmes porteve në Evropë.

Related posts

Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjeturit

admin

Cili është rreziku nëse hapet Ura e Ibrit? Ja ç’thotë gjeneral Kadri Kastrati

admin

KRG: Ndalimi i eksporteve të naftës i kushtoi Irakut 5.5 miliardë dollarë

admin