RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani pret Kushtetuesen për rastin e kryeprokurorit

osmani-pret-kushtetuesen-per-rastin-e-kryeprokurorit

Ankesa e njërit nga kandidatët për kryeprokuror të Shtetit në Gjykatën Kushtetuese i ka dhënë tjetër shtyrje dekretimit potencial të Blerim Isufajt, i cili nga Këshilli Prokurorial ishte nominuar për kryeprokuror në prill të vitit të shkuar.

Që nga ajo kohë, presidentja Vjosa Osmani nuk ka dekretuar Isufajn, duke u arsyetuar me kontestimin e procesit nëpër gjykata. Ajo ka deklaruar në vazhdimësi se pret përfundimin e proceseve gjyqësore për t’i dhënë epilog kësaj çështjeje.

Së fundmi, në këtë rast një nga kundërkandidatët e Isufajt është ankuar në instancën më të lartë, në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë të ditur Zyra e Presidentes.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre, sot është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës se në këtë Gjykatë është parashtruar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit. Në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë për KOHËN Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë. “Presidentja Osmani ka sqaruar në vazhdimësi se të gjitha veprimet lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit, do t`i ndërmarrë në përputhje me mandatin e saj kushtetues, duke respektuar pavarësinë e procedurave gjyqësore, sikurse edhe të drejtën e kandidatëve për të shteruar procedurat kushtetuese dhe ligjore për realizmin e të drejtave të tyre”.

Kupina ka deklaruar se kur të përfundojë trajtimi i çështjes në të gjitha instancat, Osmani “do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese”.

Nuk është sqaruar se si do të jetë vendimi i presidentes.

Isufaj është kthyer në kryetemë së fundmi, pas akuzave të pushtetit ndaj tij, pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Në një seancë parlamentare javë më parë, kryeministri Albin Kurti u shpreh se Isufaj ”do që të bëhet kryeprokuror, përkundër vullnetit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit”.

Related posts

Shtetasit turq në flotiljen humanitare për Gazën pritet të kthehen në Turqi me një fluturim special

admin

Ministri kroat i Mbrojtjes takon homologun shqiptar: Nuk jam i shqetësuar për armatosjen e Serbisë

RTI

Vdes një grua në një aksident komunikacioni në Ferizaj

admin