RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i madh antidrogë në 5 komuna të Kosovës, bastisen 13 lokacione

aksion-i-madh-antidroge-ne-5-komuna-te-kosoves,-bastisen-13-lokacione

Drejtoria për Krime të Rënda, e udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Pejës ka zhvilluar një aksion kundër Krimit të Organizuar në 5 komuna të Kosovës.

13 të dyshuarit H.S, M.H, K.L, F.L, E.L, R.Gj, Sh.J, A.J, I.S, S.J, S.B, M.N, H.J, dyshohen për import e shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

Aksioni ka nisur herët në mëngjes dhe ka edhe të arrestuar.

“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Poashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë për Klan Kosovën.

Related posts

Liga Arabe: Pushtimi i tokave palestineze nga Izraeli është një fyerje për drejtësinë

Muhamet Ramadani

Ushtarët izraelitë plagosin dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Audio incizimi Barak–Epstein hedh dritë mbi politikat izraelite të kontrollit demografik

Irfan Jahiu