RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zvicër – Çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet me 27% vitin e ardhshëm

zvicer-–-cmimi-i-energjise-elektrike-pritet-te-rritet-me-27%-vitin-e-ardhshem

Çmimet e energjisë elektrike për familjet private në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 27% vitin e ardhshëm, njoftoi të marten autoriteti rregullator për sektorin e energjisë elektrike “ElCom”.

“Megjithatë, në nivel rajonal, çmimet mund të rriten ndjeshëm më shumë”, sipas organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas “ElCom”, çmimi konkret varet nga prokurimi përkatës i energjisë i rreth 630 operatorëve rajonalë të rrjetit dhe nga pjesa e prodhimit të tyre.

“Një kilovat në orë do t’i kushtojë një familjeje tipike 26,95 centime zvicerane (0,28 dollarë cent) vitin e ardhshëm”, njoftoi ElCom.

Tarifat për familjet private në Zvicër vendosen një herë në vit. /atsh

Related posts

Veriu ende nën tensione, serbët nuk lëvizin barrikadat e vendosura në Bënjak dhe Jarinje

admin

I riu sirian përshkruan dhimbjen e të burgosurve dhe të zhdukurve pasi babai i tij u zhduk nga regjimi i Asadit

Muhamet Ramadani

Izraeli vazhdon me sulme në Gaza pavarësisht armëpushimit, katër persona të vrarë që nga agimi

Muhamet Ramadani