RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i madh kundër fajdeve në tri qytetet, arrestohen katër persona

aksion-i-madh-kunder-fajdeve-ne-tri-qytetet,-arrestohen-kater-persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë dhe Podujevë.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”, “Detyrimi” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi të paligjshëm”.

‘’ Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, është duke e realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së ,“Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” nga neni 294 par 3 i KPRK-së.Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartëcekura’’ thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informoj në vazhdimësi lidhur me këtë aksion, thuhet më tutje në njoftim.

Related posts

Murati: 240 euro do përfitojë një familje katër anëtarëshe për ngrohje

rezart morina

Përmbytjet në Pakistan, numri i viktimave shkon në 1.033

admin

Protestuesit kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën Sërpska

admin