RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati: 240 euro do përfitojë një familje katër anëtarëshe për ngrohje

murati:-240-euro-do-perfitoje-nje-familje-kater-anetareshe-per-ngrohje

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka prezantuar masën 1.2, përmes së cilës do të mbështeten familjet me asistencë sociale, në mënyrë që mos ta kenë problem sigurimin e druve për ngrohje në sezonën e dimrit.

Murati theksoi se për të përfituar nga kjo masë nuk ka nevojë për aplikim, pasi që Qendrat për Punë Sociale veçse i kanë të dhënat për familjet që pranojnë mbështetje sociale.

Tutje, ai dha detaje se si do bëhet përftimi, teksa përmes një llogaritjeje tregoi se një familje katër anëtarëshe i bie të marrë nga kjo masë 240 euro.

“Në tërësi janë 5 milionë euro të alokuara për këtë masë që financohet nga BE. Sa i përket mënyrës se si do të bëhet përfitimi, pra nuk ka nevojë për aplikim, meqenëse Qendrat për Punë Sociale tashmë kanë familjet të cilat pranojnë mbështetje sociale. Departamenti për punë sociale do të bëjë përllogaritjen dhe përllogaritja bëhet në formën që për secilën familje, pra si familje përfitimi është 120 euro, që është ekuivalent me 2m kub aktualisht në çmimin e tregut. Ndërkaq për çdo anëtar të familjes, duke filluar nga kryefamiljari është edhe 30 euro shtesë, që nënkupton që për një familje katër anëtarëshe, dotë jetë 120 euro për familjen, plus 120 euro tjera, pra nga 30 për secilin anëtar. Që i bie 240 euro një familje katër anëtarëshe do t’i pranojë si mbështetje në mënyrë që ta kalojë sa më lehtë sezonën e dimrit”, deklaroi ai.

Ministria Murati shtoi se mbështetja pritet të realizohet gjatë ditëve në vijim dhe do të kryhet direkt në llogarinë bankare të familjes përfituese.

Related posts

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 177 raste të reja brenda 24 orëve

admin

Kurti në Liverpool: Fola për pengesat që na bën Serbia dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit

admin

Politikani serb i Kosovës: Serbia zyrtarisht ndan deri në 800 milionë euro në vit për serbët në Kosovë, ne ato para nuk i kemi parë

admin