Njësi të shumta policore janë parë sot në rajonin e Dukagjinit.
Kjo për shkak se në disa lokacione të ndryshme, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion të gjerë që ka të bëjë me hetimin e narkotikëve.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, zyrtarët policor tashmë kanë arrestuar shtatë persona të dyshimtë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Prokurori i rastit, Ersan Qarolli.
Nga ky aksion janë bastisur lokacione të shumta dhe janë sekuestruar pajisje e gjësende të ndryshme.
Aksioni është duke vazhduar, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me zhvillueshmërinë