Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës është duke realizuar një aksion, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.
Sipas njoftimit për media, bastisjet janë duke u zhvilluar në disa lokacione.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”, thuhet në njoftim.
Për zhvillimet rreth këtij aksioni, prokuroria thotë se do të njoftojë me kohë opinion.