RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Presidenti i Shqipërisë u drejtohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës para zgjedhjeve në Serbi

presidenti-i-shqiperise-u-drejtohet-shqiptareve-te-lugines-se-presheves-para-zgjedhjeve-ne-serbi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi pasi përfaqësimi politik theksoi se është i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave.

Begaj në një postim në Facebook thotë se përmes pjesëmarrjes në zgjedhje dhe votimit të kandidatëve të Luginës mund të arrihet përfaqësimi politik.

“Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!

Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.

Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.

Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”, shkruan presidenti.

Related posts

Verifikimi i diplomave, një problem shumëvjeçar i studentëve

admin

Të përparojë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, thotë presidenti i KE

admin

Paralajmërimi i gjeneralit të lartë: Në përfundim të konfliktit në Ukrainë, do të kemi një problem shumë të madh me Rusinë

admin