RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i Policisë në Prizren: Sekuestrohen mbi 3 kilogramë ari të padeklaruar

aksion-i-policise-ne-prizren:-sekuestrohen-mbi-3-kilograme-ari-te-padeklaruar

Policia e Kosovës (PK) njofton se në një aksion të zhvilluar të mërkurën ku u bastisën gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, janë gjetur dhe sekuestruar ari e argjend i padeklaruar, si dhe një armë pa leje.

“Betimi për Drejtësi” raportoi dje për aksionin që u zhvillua nga Krimet Ekonomike dhe Dogana në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, katë të dyshuarit pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt.

Rasti u iniciua si “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” dhe “Shmangie nga tatimi”.

“Prizren 2025, NN. Në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese si dhe në tri shtëpi banimi nën dyshimin se bizneset kryejnë veprimtari të kundërligjshme duke iu shmangur tatimit lidhur me shitjen e arit. Gjatë kontrollit në lokalet e katër të dyshuarëve një f/k dhe tre meshkujve kosovar janë gjetur dhe sekuestruar ari i pa deklaruar me peshë rreth 3.775.33 gram, argjend të pa deklaruar me peshë 4.204.98 gram si dhe një armë pa leje. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Related posts

Policia serbe gjen migrantë dhe armë në kufirin me Hungarinë

admin

Blinken largohet nga Izraeli pas rifillimit të sulmeve ndaj Gazës

admin

“Nuk kisha aspak besim!”- Udhëtimi tragjik i nëndetëses Titan, ish-drejtori i kompanisë: Shumë hapa gjatë ndërtimit u anashkaluan! Askush nuk kishte përvojë

admin