RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksioni “Goditja”, Policia zbulon sasi floriri dhe para në Shtërpcë

aksioni-“goditja”,-policia-zbulon-sasi-floriri-dhe-para-ne-shterpce

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi të floririt dhe një shumë të parave në Shtërpcë.

Policia bën të ditur se plani operativ “Goditja” është realizuar ditën e premte rreth orës 21:06, transmeton Telegrafi.

“Me datën 08.09.2023 rreth orës 21:06 policët e stacionit në Shtërpcë, derisa ishin në zbatim të planit operativ ‘’Goditja’’ në pikë kontrolli, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës kanë ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, në veturë në një qantë janë gjetur sasi e floririt rreth 600 gram (gjerdan, zinxhirë, byzylykë dhe unaza) pa dokumente dhe një shumë e parave, të cilat më pas janë konfiskuar”, njofton Policia.

Tutje, Policia njofton se i dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë pas intervistimit nga policët hetues.

Kurse, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e floririt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin.

Related posts

Kosova kërkon ndihmë nga rajoni për hetimet e sulmit në Banjskë

admin6

Von der Leyen: Ka ardhur koha të vendoset një tavan për çmimin e gazit natyror rus

admin

Lehtësime në pikat kufitare dhe bashkëpunim në arsim, Qeveria miraton dy nisma me Shqipërinë

rezart morina