Mbrëmjen e së martës Policia e Kosovës ka kryer një aksion në një depo afër stacionit policor në Leposaviq.
Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se fillimisht kanë dyshuar për armë por nuk kanë gjetur, vetëm se i kanë konfiskuar disa vetura.
“Informacionet kanë qenë fillimisht për armë por nuk kemi gjetur. Kemi gjetur disa vetura dhe i kemi konfikuar”.
“Operacioni sapo përfunduar. Kemi gjetur disa vetura, pronë e komunës ndërsa armë nuk janë gjetur”, u shpreh Elshani.