Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale (NPL) “Pallati i Rinisë” Sh.A. ka bërë të ditur se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse në lidhje me hetimin e nisur nga njësia e krimeve ekonomike.
Në një njoftim për opinionin publik, Bordi i Drejtorëve ka konfirmuar se kanë ofruar qasje të plotë në Pallat dhe kanë hapur të gjitha të dhënat e kërkuara nga hetuesit.
Pallati i Rinisë siguron se qasja e hapur ndaj procesit hetimor do të vazhdojë me qëllim të lehtësimit të hetimit dhe ndriçimit të çdo aspekti të rëndësishëm.
“Qasja jonë e plotë dhe e hapur ndaj procesit hetimor do të vazhdojë, me qëllim lehtësimin e hetimit dhe ndriçimin e çdo aspekti të rëndësishëm”, theksohet në njoftim.
Bordi i Drejtorëve ka falënderuar publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen, duke nënvizuar përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar deri në përfundimin e hetimeve.
Ndryshe një aksion është zhvilluar mëngjesin e sotëm në këtë ndërmarrje me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Nga kjo Prokurori për Telegrafin kanë theksuar se janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. /Telegrafi/
The post Aksioni në “Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse first appeared on Radio Televizioni Iliria.