RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pezullohen përsëri punimet në Rrugën A, Komercialja e publikon aktvendimin

pezullohen-perseri-punimet-ne-rrugen-a,-komercialja-e-publikon-aktvendimin

Gjykata Komerciale e ka pezulluar përsëri ndërtimin e Rrugës A në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, Albënore Bekteshi.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim, duke e aprovuar si të bazuar kërkesën dhe duke e shtyrë ekzekutimin e vendimit të datës 19 prill 2023.

“Gjykata ka vlerësuar se shtyrja e përkohshme e ekzekutimit të vendimit të kundërshtuar dhe pezullimi i aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë “, iniciuar nga Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet procedurale është më se i duhur, që të ruhet interesi publik”.

Në vendim po ashtu thuhet se qëllimi i masës së përkohshme është interesi publik, në mënyrë që të vërtetohet se operatori ekonomik është i përshtatshëm dhe i besueshëm, se do punimet do t’i realizojë pa mashtrime, pa manipulime, duke përmbushur zotimet dhe duke vepruar nën përgjegjësi ligjore.

Kujtojmë se në vendimin e marrë më 16 nëntor 2023, thuhej se çështja kthehet në rivendosje për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave ligjore.

Gjykata Komerciale më 17 tetor 2023, përmes aktvendimit e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e paditësit “Pro & CO Group”, sh.p.k., për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), më 19 prill 2023, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”.

Në vendimin e Komerciales, thuhet se paditësi “Pro & CO Group”, Sh.p.k, pranë kësaj gjykate ka iniciuar konflikt administrativ me kërkesë për anulimin e vendimit të datës 19 prill 2023, të nxjerrë nga i padituri OSHP, si dhe ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, deri në marrjen e ndonjë vendimi tjetër nga gjykata.

Ndryshe, pas këtij vendimi kishte reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka akuzuar se ky vendim është i bazuar në interesa politike e grupe interesi, duke thënë se vendimi është marrë nga motra e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Ndaj deklaratës së Ramës, kishte reaguar Gjykata Komerciale, e cilai ka konsideruar shqetësuese deklarimet e Kryetrarit të Prishtinës.

“Gjykata Komerciale e Kosovës, shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklarimet e zyrtarëve shtetëror, lidhur me rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OshP-së në rastin “Rruga A”, e cila është në procedurë pranë Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale”, thuhej në reagimin e Gjykatës Komerciale.

Related posts

Kroacia blen sistem kundërajror francez për 72 milionë euro

admin

Blinken: Operacioni i madh ushtarak izraelit në Rafah do të ishte një gabim

admin6

Ministria turke e Mbrojtjes ndan pamjet e emigrantëve të parregullt që shtyhen prapa nga Greqia

admin