RTV AHIRETI
Lajme

Aktakuza kundër 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë, zbulohen emrat e tyre dhe për çfarë akuzohen

aktakuza-kunder-45-personave-per-sulmin-terrorist-ne-banjske,-zbulohen-emrat-e-tyre-dhe-per-cfare-akuzohen

Të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për 45 persona për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.

Sipas aktakuzës së publikuar nga mediat në Kosovë, grupi terrorist me në krye Milan Radoiçiçin, synonin që “Përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës”.

Tutje thuhet se si grup mirë i organizuar, këtë pjesë të territorit të njëjtit kanë tentuar t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, dhe si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Grupi i përbërë prej 45 personave ngarkohet me “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale ngarkon kreun e grupit, Milan Radoiçiç me veprën penale të “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” pasi i njëjti nga viti 2017 e deri më 24 shtator 2023 në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë.

Pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për armatim të rëndë – blerje dhe furnizim me armë të rënda për grupin terrorist, uniforma ushtarake – sigurim i uniformave për pjesëmarrësit e grupit, mbështetje logjistike – sigurimi i pajisjeve dhe shërbimeve logjistike për operacionet e grupit, pagesën e pjesëmarrësve të grupit – financimin e pjesëmarrësve të grupit terrorist, thuhet tutje në aktakuzë.

Radoiçiç ngarkohet edhe me “shpëlarje të parave”, pasi një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe tek personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

Me veprën penale të shpëlarjes së parave ngarkohet edhe Radule Steviq si person juridik i “RAD D.O.O.” se nga 1 janari 2017 e deri më 24 shtator 2023 duke e ditur se pasuria e të pandehurit Milan Radoiçiç buron nga aktiviteti kriminal, përmes ushtrimit të aktivitetit ekonomik, ka bashkëpunuar dhe e ka ndihmuar atë për të konvertuar pasurinë e tij, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

Nga 45 personat e akuzuar, vetëm tre prej tyre janë të arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe mund të dalin para trupit gjykues. Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë në paraburgim që nga 24 shtatorit i vitit 2023.

Prokuroria Speciale në cilësinë e provave ka marrë 66 intervista, 120 pajisje elektronike e sekuestruan 1266 armë.
Më 24 shtator të vitit 2023, një grup i armatosur me në krye ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Komunës së Zvecanit.

Nga sulmi mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

The post Aktakuza kundër 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë, zbulohen emrat e tyre dhe për çfarë akuzohen first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kurti përplaset me Brnabiqin në Slloveni: Serbia as sanksione nuk i ka vendosur Rusisë

rezart morina

Politikani ekuadorian dhe gruaja e tij ekzekutohen me armë zjarri, ishin duke ndjekur një shfaqje cirku

admin

Izraeli ngrin bisedimet e armëpushimit me Palestinën në mes të konfliktit të përshkallëzuar në Gaza

rezart morina