RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Aktakuzë kundër pesë personave shkaku i mashtrimeve me subvencione

aktakuze-kunder-pese-personave-shkaku-i-mashtrimeve-me-subvencione

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave materiale dhe personale, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave që dyshohen për mashtrime me subvencione.

Sipas njoftimit, katër prej tyre në cilësinë e personave zyrtarë, si inspektor për Kontroll në Teren pranë AZHB-së, të cilët pas një marrëveshje paraprake dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për personin tjetër, “në këtë rast përfitueses së një granti, tani e pandehura M.D., në bashkëkryerje kanë përpiluar dhe prezantuar raporte të rrejshme te organet kompetente, duke konstatuar se përfituesja e grantit, tani e pandehura “kinse” kishte plotësuar kriteret e kërkuara për subvencionimin e një granti për kultivimin e bletëve, ndërsa në realitet e njëjta nuk plotësonte kriteret e parapara ligjore, ngase nuk posedonte asnjë shoqëri (koshere) të bletëve, ku si rezultat i veprimeve nga personat e lartcekur, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë shkaktuar dëme në shumën prej 11,753.30 €”.

Të pandehurit A.Ç., A.H., L.K. dhe K.Z., si persona zyrtarë në bashkëkryerje dyshohet se e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, ndërsa përfituesja e grantit, e pandehura M.D., e ka kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”.

“Po ashtu, ju njoftojmë se me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe ka propozuar që të pandehurve të lartcekur t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, si dhe t’iu shqiptohet dënimi plotësues, duke urdhëruar që të kompensojnë dëmin e shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale të tyre”, vijon njoftimi.

Related posts

Ne do të vazhdojmë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona, thotë Netanyahu

admin

Vdekja e foshnjës në spital, caktohet masa e sigurisë ndaj tre mjekëve në Prizren

rezart morina

Escobar e Lajçak në Prishtinë për të takuar Kurtin

admin