RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Baerbock nis vizitën në Kinë

baerbock-nis-viziten-ne-kine

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock nisi sot vizitën e saj, në qytetin port të Tianjin, në Kinë, një ditë para bisedimeve politike në Pekin.

Bisedimet do të mbulojnë një sërë çështjesh delikate, si arritja e një ekuilibri më të mirë në marrëdhëniet me Kinën, dhe lufta në Ukrainë.

Baerbock pritet të diskutojë mundësitë për bashkëpunim midis Gjermanisë dhe Kinës, duke reduktuar rreziqet e varësisë së njëanshme të vendit të saj nga Pekini.

Ajo gjithashtu, synon të angazhojë Kinën për të ndihmuar në dhënien fund të luftës në Ukrainë, sa më shpejt, përgjithmonë dhe në mënyrë të drejtë të jetë e mundur”, tha Baerbock.

Por, duke pasur parasysh mbështetjen e Kinës për luftën e presidentit rus, Vladimir Putin dhe situatën gjithnjë e më të tensionuar rreth Tajvanit, vizita pritet të jetë një nga misionet diplomatikisht më të vështira të mandatit të Baerbock deri më tani.

Ministria e Jashtme gjermane është themeluesja e projektit “Pasch”, një rrjet prej 2000 shkollash në mbarë botën ku në fokus është zhvillimi i mësimeve në gjermanisht. /atsh

Related posts

OKB: Shqetësime për të drejtat e njeriut në rastin e themeluesit të rrjetit Telegram

admin

Herzog: Izraeli po përballet me krizën më të keqe që nga themelimi i tij

Muhamet Ramadani

Kryediplomati kinez do të vizitojë Filipinet për Samitin e ASEAN-it

RTI