RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Aktakuzë ndaj 11 personave për sulme me granata dore në Prishtinë e Mitrovicë

​aktakuze-ndaj-11-personave-per-sulme-me-granata-dore-ne-prishtine-e-mitrovice

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 11 të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal të organizuar” , “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.

Po ashtu, ndaj të pandehurit A.P, është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Deklarimet e rreme”.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 24 shkurt 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza e ngritur kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C është ngritur për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale , “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të pandehurit A.P, është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Deklarimet e rreme”, nga neni 384 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, ndaj të pandehurit L.B. edhe për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 të KPRK-së.

Rasti ka të bëjë veprat penale të kryera gjatë muajit qershor të vitit 2022, në Prishtinë dhe në Mitrovicë, ku kemi pas hedhje të mjeteve shpërthyese – granatave të dorës në lokalet e “Riza hair Sallon” në Prishtinë dhe në Lokalin “Missini”, në Mitrovicë, ku pas një pune intensive hetimore të Prokurorisë Speciale, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, si dhe, arrestimi i tyre.

Related posts

Komisionerja e OKB-së reagon ndaj Izraelit për refuzimin e vizave

admin

NATO: Koha që Kosova e Serbia të bëjnë kompromise

admin

Ka heshtje në mesnatë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në RMV

RTI