RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj katër personave, dyshohen për fajde dhe shpëlarje të parave

aktakuze-ndaj-kater-personave,-dyshohen-per-fajde-dhe-shpelarje-te-parave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër (4) të pandehurve me inicialet B.M, B.M, E.M dhe S.M.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se B.M, B.M. dhe E.M. kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri S.M. ka kryer veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 par 1 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit B.M, B.M dhe E.M. akuzohen se kanë kryer edhe veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.2 dhe 1.5 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit Ligji Nr.05/L-096.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë nga viti 2017 deri në vitin 2021, në qytetin e Prizrenit, ku të pandehurit në bashkëkryerje në mes tyre janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdeve, ku pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, arrestimi i të pandehurve, si dhe, konfiskimi dhe ngrirja pronave të paluajtshme dhe të luajtshme.

Related posts

Këtu është një përmbledhje e ngjarjeve më të fundit në Palestinë

admin6

Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes

rezart morina

UNDP: Tani është koha që gjithë bota të mbështesë popullin turk

rezart morina