RTV AHIRETI
Lajme

Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të ndërmarrjes “Trepça” – keqpërdorën detyrën zyrtare

aktakuze-ndaj-kater-zyrtareve-te-ndermarrjes-“trepca”-–-keqperdoren-detyren-zyrtare

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve H.U., Q.B., S.I., dhe Xh.T për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, dhe ndaj Xh.T, edhe për veprën penale “Konflikti i interesit”.

Sipas njoftimit për media thuhet se të pandehurit H.U., Q.B., S.I., akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, me dashje duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrën zyrtare me qëllim që personi A.T., të përfitojë dobi, ashtu që duke mos përfillur dispozitat ligjore për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, i pandehuri H.U., në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe të pandehurit Q.B., S.I., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e një punonjësi – vozitësi të menaxherit në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, e përpilojnë dhe nënshkruajnë raportin për propozimin e kandidatit të vetëm A.T., për pranimin në pozitën e shoferit, edhe pse e kanë ditur se në këtë rast duhet përsëritur konkursi pasi që nuk kanë qenë tre kandidatë që i plotësojnë kushtet me konkurs.

“Ndërsa, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A, akuzohet se me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore, duke tejkaluar kështu kompetencat e tij dhe nuk i përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin A.T., ashtu që konkursi për pozitën vozitës i menaxherit të Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A., edhe pse është dashur të jetë i hapur pesëmbëdhjetë ditë nga data e publikimit, i njëjti konkurs ka mbetur i hapur vetëm tetë ditë, e po ashtu është dashur të përsëritet konkursi pasi që nuk kanë qenë tre kandidatë që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore të “Ligjit për parandalimin e konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik“ dhe merr pjesë personalisht në çështje zyrtare në të cilën anëtari i familjes së tij ka interes financiar, ashtu që merr vendimin Nr. 809 të datës 29.03.2019 mbi pranimin në marrëdhënie pune të vëllaut të tij A.T., në kohë të pacaktuar në pozitën “Vozitës“ në këtë ndërmarrje.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /Telegrafi/

The post Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të ndërmarrjes “Trepça” – keqpërdorën detyrën zyrtare first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“Serbia më pranë anëtarësimit në BE se Kosova”, Osmani reagon ndaj deklaratës së ambasadorit të SHBA: Kjo fyen shtetet demokratike

admin

“Problemi nuk janë shqiptarët”, vetëm 15 përqind e azilkërkuesve në Britani janë shqiptarë

admin

Nagavci me mesazh për mësimdhënësit: Na konsideroni bashkëpunëtorë, sepse synimet i kemi të përbashkëta

admin