RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë

aktakuze-ndaj-nje-serbi-per-krime-lufte-ne-reznik-te-vushtrrise

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër popullatës civile, ndaj të pandehurit me inicialet S.T., i nacionalitetit serb.

Sipas njoftimit të Prokurorisë ai gjatë kohës së luftës, si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestim, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe depërtim të mijëra civileve shqiptarë.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999, në fshatin Reznik, komuna e Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth të rajonit të Vushtrrisë, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestim, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin të mijëra civileve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në konflikt me ç’rast ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime thuhet se i pandehuri S.T. në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të njësisë së përmendur të policisë serbe dhe persona tjerë të armatosur dhe të uniformuar ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile’’.

Related posts

Mbahet konferencë për dijetarët shqiptarë të periudhës osmane në Tiranë

Kushtrim Guraj

Rikthehet Covid-19, ekspertët në SHBA votojnë për një dozë të re vaksine

Muhamet Ramadani

Mrekullitë vazhdojnë ndërsa ekipet garojnë me kohën në rajonet e goditura nga tërmeti – VIDEO

Muhamet Ramadani