RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti tregon kur fillon e kur pritet të përfundojë zbatimi i katër hapave për depërshkallëzimin në veri

kurti-tregon-kur-fillon-e-kur-pritet-te-perfundoje-zbatimi-i-kater-hapave-per-depershkallezimin-ne-veri

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar marrëveshjen mes BE-së dhe Kosovës për implementimin e deklaratës së 3 qershorit të 27 vendeve të BE-së, si dhe kohën e fillimit të implementimit të katër hapave.

Pika e parë është “Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”. Kjo pikë është e paraparë të fillojë e përfundojë brenda javës së parë.

Pika e dytë është “Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”. Zbatimi i kësaj pike fillon në javën e parë, për të vazhduar më pas.

Pika e tretë është “Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”. Implementimi i këtij hapi fillon në javën e parë teksa finalizimi parashihet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kurse pika e katërt parasheh që BE të ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes. Javën e ardhshme do të ketë një takim mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Veprimet e sipёrpёrmendura, parasheh marrëveshja që tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.​

Kryemnistri Kurti ka thënë se arritja e kësaj marrëveshjeje nga ana e Kosovës tregon gatishmërinë e vendit për të ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar paqen.

“Qeveria jonë ka arritur një marrëveshje me BE-në për hapat e ardhshëm për de-përshkallëzimin në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo tregon gatishmërinë tonë për të ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon, në shërbim të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Related posts

Flamujt e OKB-së, BE-së dhe NATO-s ulen në gjysmështizë për Mbretëreshën Elizabeth II – VIDEO

admin

Rritet në 14.532 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza, përfshirë mbi 6.000 fëmijë

rezart morina

Mediet izraelite: 35 mijë tonë armë dhe municione i janë dorëzuar Izraelit

admin