RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Gjakovës për një rast të uzurpimit të një prone

aktakuze-ndaj-tre-zyrtareve-te-komunes-se-gjakoves-per-nje-rast-te-uzurpimit-te-nje-prone

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për uzurpim të pronës dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë i pandehuri G.P, kishte uzurpuar dy parcela pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë.

“Sipas aktakuzës i pandehuri G.P., që nga viti 2021, në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar dy parcela kadastrale, njëra në sipërfaqe prej 14357 m² dhe tjetra në sipërfaqe prej 8859 m², pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë, me të cilën administron Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu që i pandehuri në vazhdimësi ka shfrytëzuar këto prona duke ndërtuar 3 objekte dhe duke vendosur një kontejner, pa ndonjë bazë të vlefshme juridike”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, aktakuzë ësht ngritur edhe ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Gjakovës, të përfshirë në këtë rast.

“Të pandehurit V.I. dhe M.SH., në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komasacion nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjakovës, si dhe i pandehuri Gj.N., në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke qenë në dijeni se parcelat e sipërshënuara janë pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë, me të cilën administron Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu që i pandehuri V.I., i ka mundësuar palës A.N., bartjen e pronës në emër të tij, duke u bazuar në kërkesën e tij verbale e në disa vendime të komasacionit, ashtu që me Vërtetimin e datës 16.12.2021, të pa protokolluar, vërteton se A.N., nga Gjakova është pronar dhe duke u bazuar në këtë gjendje faktike, Drejtoria për Kadastër në Gjakovë e bartë parcelën e lartcekur fillimisht në emër të A.N., e më pas me Kontratë të shitblerjes në mes të palës A.N. dhe të pandehurit G.P., prona ka kaluar në emër të pandehurit, pa pëlqim dhe njoftim të AKP-së si administruese e vetme e pronës shoqërore”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se M.SH., i ka mundësuar palës A.N., bartjen e pronës në emër të tij, duke nxjerrë aktvendim, si dhe duke përpiluar dhe nënshkruar kopjen e planit për parcelën, ndërsa, i pandehuri
Gj.N., i ka mundësuar të pandehurit G.P. bartjen e pronës në emër të tij, duke nxjerrë aktvendim me të cilin të njëjtit i aprovohet kërkesa për bartjen në pronësi të parcelave.

Me këto veprime, të pandehurit M.Sh. V.I. dhe Gj.N., secili veç e veç kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së.

Related posts

Presidenti Erdoğan shpreh ngushëllime për vdekjen e dijetarit musliman, Karadavi

admin

Masakra e Nakaradës në Kosovë, Kurti: Prokuroria Speciale të bëjë drejtësi

admin

Sulmi i armatosur në Pragë: Nuk ka viktima e as të lënduar nga Kosova

admin6