RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi për dinarin: Serbia synon të krijojë tension artificial

bislimi-per-dinarin:-serbia-synon-te-krijoje-tension-artificial

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po tenton të krijojë tension artificial nëpërmjet dërgimit të dinarëve në pikën kufitare, me qëllim që të futeshin në territorin e Kosovës, e sipas tij, kjo duhet të dënohet.

Ai ka shkruar në Facebook të mërkurën se Kosova shpreh vullnetin të punojë dhe të ndihmoj në gjetjen e mekanizmit që mjetet e tilla të dërgohen në mënyrë ligjore tek përfituesit fundor.

“Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila poashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit. Krejt kjo me shpresën se kështu do arrijnё tё manipulojnё e pastaj alarmojnё tё gjithё ata qё me tё drejtё angazhohen pёr sigurimin e vazhdimit tё mbёshtetjes pёr kategori tё caktuara brenda Kosovёs. Kjo flet shumё pёr nivelin e pavarёsisё sё institucionit kryesor qё udhëheq me “politikёn monetare” tё Serbisё. Nuk ka dyshim se kjo dёrgesё e tillё, pa asnjё koordinim, paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, synon krijim artificial tё tensioneve dhe si e tillë meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral”, thuhet në reagimin e Bislimit.

Dogana: S’lejojmë importim të dinarëve pa autorizim të BQK-së
Dogana e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën pala serbe në pikën kufitare në Jarinje ka pyetur nëse mund të importojnë para. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se pala kosovare ua ka sqaruar se pa…

Zv.kryeministri ka theksuar tutje se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka vendosur rregulla precize që përcaktojnë se kush ka dhe si ka të drejtë të importojë euro dhe valuta të tjera.

Sipas Bislimit, kjo mund të bëhet vetëm nga institucionet financiare bankare dhe jobankare.

“Si pёrgjigje ndaj kёsaj, sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё”, ka shtuar ai.

Related posts

Raporti i Senatit Kanadez: Islamofobia ka lëshuar rrënjë të thella në vend

rezart morina

Mijëra njerëz në New York protestojnë kundër sulmeve të Izraelit në Gaza

admin

Suedia ndalon mbështetjen financiare për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë

admin