RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aktivistët e klimës apel qeverive që përmes lëndëve djegëse fosile dëmtojnë mjedisin

aktivistet-e-klimes-apel-qeverive-qe-permes-lendeve-djegese-fosile-demtojne-mjedisin

Aktivistët e klimës sulmuan qeveritë që përmes lëndëve djegëse fosile dëmtojnë seriozisht mjedisin në një përpjekje për të kapërcyer një krizë të madhe energjetike.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, ndër të tjera, ka shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë, duke bërë që disa vende të rishikojnë politikat e tyre energjetike dhe të riaktivizojnë termocentralet me qymyr.

Lëndët djegëse fosile – kryesisht qymyri, nafta e papërpunuar dhe gazi natyror – prodhojnë sasi të mëdha të dioksidit të karbonit që bllokon nxehtësinë.

“Ne duam përparim. Jepini fund lëndëve djegëse fosile,” kënduan aktivistët të mërkurën në resortin egjiptian të Sharm el-Sheikh, ku po zhvillohet një konferencë e madhe klimatike e OKB-së, e njohur si COP27.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha qeverive t’i japin fund kësaj gare të karburanteve fosile”, theksoi Susanne Wong nga Oil Change International, një organizatë jofitimprurës me bazë në SHBA që mbështet një tranzicion të energjisë së pastër. /atsh

 

Related posts

Gjukanoviç plas “bombën”: Po përgatitet atentat ndaj meje, jam informuar nga një ushtarak i lartë nga Kosova

admin

Erdoğan kritikon komunitetin ndërkombëtar në raport me vendet e varfra

admin

Prifti hindu kërkon të pushtojë Qabenë

rezart morina