RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aktivistët izraelitë kërkojnë lirimin e drejtorit të burgosur të spitalit të Gazës

aktivistet-izraelite-kerkojne-lirimin-e-drejtorit-te-burgosur-te-spitalit-te-gazes

Aktivistët izraelitë u mblodhën jashtë një kompleksi diplomatik amerikan në Kuds të hënën, duke kërkuar lirimin e mjekut të ndaluar palestinez Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit “Kamal Adwan” në veri të Gazës, ndërsa i kërkuan Washingtonit të ndalojë armatosjen e Izraelit, transmeton Anadolu.

Protesta e organizuar nga grupi izraelit anti-okupues “Kudsi i Lirë”, bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza dhe abuzimin e të burgosurve palestinezë.

Demonstruesit mbanin pankarta që kërkonin lirimin e Abu Safiyas dhe brohoritnin në mbështetje të mjekut palestinez ndërsa u binin daulleve. Protestuesit i kërkuan SHBA-së t’i japë fund mbështetjes ushtarake për Izraelin.

Louis Frankenthal, një nga protestuesit tha për Anadolu se ndalimi i Abu Safiyas është i paligjshëm dhe se mjeku i është nënshtruar torturës, urisë dhe kushteve që vënë jetën e tij në rrezik.

“Mesazhi ynë është të ndalojmë torturën, të ndalojmë gjenocidin dhe të ndalojmë menjëherë luftën kundër popullit palestinez”, tha ai.

Forcat izraelite ndaluan Abu Safiyan më 27 dhjetor 2024 gjatë një bastisjeje në spitalin “Kamal Adwan” pasi detyruan pacientët dhe stafin mjekësor të evakuoheshin dhe shkatërruan objektin.

Autoritetet izraelite më vonë e vendosën atë nën të ashtuquajturin ligj luftarak të paligjshëm, duke bërë që avokati i tij, Nasser Odeh, të apelonte paraburgimin e tij të vazhdueshëm përpara Gjykatës Supreme të Izraelit.

Related posts

OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protestues të lënduar në spitale dhe po kërkojnë shpërblim për trupat e të vdekurve

admin

Sveçla pret në takim 3 policët e liruar, MPB: Ata do të vazhdojnë të përndjeken nga Serbia

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite arrestojnë 21 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kuds

admin