RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot mbahet protestë kundër mbylljes së rrugës “George Bush”

sot-mbahet-proteste-kunder-mbylljes-se-rruges-“george-bush”

Sot, do të mbahet protestë kundër mbylljes së rrugës “George Bush” nga Komuna e Prishtinës.

Protesta e organizuar nga “Vrojtuesit e Lagjes” do të mbahet në sheshin “George Bush” në kryeqytet, ku është paraparë të nis nga ora 12:00.

“Ne organizojmë një protestë thelbësore për hapjen e rrugës Xhorxh Bush, një rrugë e cila mund të hapet lehtësisht duke i larguar betonat që e mbyllin. Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë.

Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javorë, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit. Megjithatë, realiteti është një varg gënjeshtrash pas gënjeshtrash, duke mbyllur rrugën përfundimisht.

Kërkojmë një Prishtinë më të lirë dhe të përshtatshme për të gjithë. Ju lutemi, bashkohuni për një qytet më të mirë dhe më të hapur”, thuhet në njoftim.

Related posts

Shefi i Ligës Arabe shpreh mbështetje të plotë për Libanin

Muhamet Ramadani

Raporti: Mbi 65 mijë aktivistë hebrenj hynë në kompleksin Al-Aksa në vitin 2025

admin

Ilir Peci arrin në Boletin për betim si kryetar i Zveçanit

Muhamet Ramadani