RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aktivistët mjedisor organizojnë protestë para ndërtesës së Senatit në Romë – VIDEO

aktivistet-mjedisor-organizojne-proteste-para-nderteses-se-senatit-ne-rome-–-video

Një grup aktivistësh italianë të mjedisit kanë organizuar një protestë para ndërtesës së Senatit në Romë, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve ANSA raportoi se dy anëtarë të grupit ‘Last Generation’ u mbuluan në baltë duke iu referuar përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar në rajonin verior Emilia Romagna.

“Ne e sjellim baltën e politikës në pallatin e politikës”, thërrisnin ata.

Sipas agjencisë së lajmeve, protestuesit pretendonin se qëllimi i tyre ishte të theksojnë nevojën për të trajtuar krizën klimatike në masë të madhe.

Raportohet se forcat karabiniere penguan disa protestues që të spërkatin material të lëngshëm në fasadën e ndërtesës së Senatit.

Përmbytjet e javës së kaluar në Emilia Romagna morën jetën e 14 personave dhe shkaktuan dëme të mëdha në ekonominë dhe infrastrukturën lokale.

Related posts

Kina mbron ligjin e ri të unitetit etnik, do të hyjë në fuqi më 1 korrik

Muhamet Ramadani

U rikthyen pas 28 vitesh, shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan i vihet zjarri

RTI

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, analisti: Do surprizohemi në fushatë! Ja çfarë pritet të zbulohet nga “përplasja” Kurti-Osmani. Në dhjetor…

admin