RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

U rikthyen pas 28 vitesh, shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan i vihet zjarri

u-rikthyen-pas-28-vitesh,-shtepise-se-familjes-berisha-ne-zvecan-i-vihet-zjarri

Vetëm pak kohë pasi u rikthyen në shtëpinë e tyre në Zveçan dhe filluan punimet që ta bëjnë të banueshme pas 28 vitesh largimi të detyruar gjatë luftës, familja Berisha thotë se objekti u bë cak i një sulmi të dyshuar me zjarr.

“Mbrëmëjën e kaluar kanë tentuar me na djeg komplet shtëpinë. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e shtëpisë ka shpëtuar. Krejt kjo si pasojë se ne nuk jemi 24 orë këtu. Kjo nuk do të thotë kurrgjë për ne si familje. Përkundrazi, vetëm sa e forcon bindjen tonë se jemi në rrugën e drejtë. Jemi të lirë, kemi përkrahjen e institucioneve të shtetit tonë dhe do të vazhdojmë. Kjo nuk do të thotë se do të tërhiqemi. Do të kthehemi edhe më të fuqishëm se më parë. Shtëpia jonë do të renovohet. Është një ndjenjë shumë e keqe dhe një emocion negativ që sot në mëngjes u zgjuam me një lajm të tillë, por kjo nuk ka për të na ndalur”, ka deklaruar Zana Berisha familjare.

Familja Berisha ishte rikthyer në shtëpinë e vet në Zveçan në qershorin e sivjemë, pas largimit të detyruar gjatë luftës në Kosovë. Pas kthimit, ata kishin nisur restaurimin e objektit, me synimin për ta bërë sërish të banueshëm.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për rastin e zjarrit në shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan.

Rasti është hapur si “Zjarrvënie”, ndërsa deri tani nuk ka persona të dyshuar.

Related posts

Bien eksportet e Kosovës, gjatë muajit prill u importuan rreth 450 milionë euro mallra

admin

Epoka e artë e mafies/ Kush janë 5 Familjet që morën fuqi dhe si autoritetet i frenuan aktivitetet e tyre

admin

Vazhdon trendi i ikjes, 90 mjekë braktisën Kosovën gjatë vitit 2025

Muhamet Ramadani