Aktivistja suedeze e klimës dhe mjedisit, Greta Thunberg, u arrestua në një demonstratë në mbështetje të Palestinës që ajo po merrte pjesë në Universitetin e Kopenhagës, kryeqytetin e Danimarkës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Thunberg njoftoi se mori pjesë në protestën kundër administratës së Universitetit të Kopenhagës, e cila nuk ka vendosur për bojkot akademik kundër Izraelit, pavarësisht një kërkese të gjatë, dhe se policia ka ndërhyrë me dhunë.
Thunberg ndau gjithashtu një video që tregon studentët duke u ndaluar nga policia.
Më pas, në llogarinë e saj u publikua një video tjetër, ku ajo shihet duke u prangosur dhe duke u futur në një automjet policie.
Thunberg, e njohur si një aktiviste e klimës dhe mjedisit, gjithashtu proteston kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe ndan postime duke theksuar se Izraeli po kryen “krime lufte” dhe “gjenocid”.
nach einer heldenhaften uni besetzung und forderung eines “academic boycott” israels, ganz im sinne der bds bewegung, wird die mutige und heroische aktivistin greta thunberg erneut verhaftet. pic.twitter.com/WW77Do5qkw
— RolexKalle (@Kalle2Rolex) September 4, 2024