RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Al-Az’har: Ata që etiketojnë Islamin me terrorizmin heshtin kundër Izraelit, i cili kryen terror në Gaza

al-az’har:-ata-qe-etiketojne-islamin-me-terrorizmin-heshtin-kunder-izraelit,-i-cili-kryen-terror-ne-gaza

Shejhu i Institucionit Al-Az’har në Egjipt, Shejh Ahmed al-Tayyib tha se ata që e lidhin fenë Islame me terrorizmin, kanë heshtur kundër regjimit sionist izraelit, i cili po terrorizon Rripin e Gazës që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Al-Azh’ar, Shejh Tayyib u takua në Kajro me presidentin e Parlamentit Arab të lidhur me Ligën Arabe, Adil al-Assumi. Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi në përgatitjen e raportit vjetor arab për monitorimin e përpjekjeve për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin.

“Zërat ekstremistë që etiketojnë Islamin me terrorizëm kanë heshtur kundër regjimit sionist që ka terrorizuar Rripin e Gazës që nga 7 tetori”, tha Shejh Tayyib.

Duke thënë se Izraeli kreu masakra kundër civilëve të pambrojtur, Shejh Tayyib tha: “Terrorizmi sionist ka mbështetje të pakufizuar globale për të kryer masakra dhe krime kundër të pafajshmëve në Palestinë”.

Presidenti i Parlamentit Arab, Assumi i ofroi Shejh Tayyibit të bashkëpunojë me Observatorin Al-Azharit Kundër Ekstremizmit për të përgatitur raporte të përbashkëta mbi luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 33.037 palestinezë, përfshirë të paktën 14.500 fëmijë dhe 9.560 gra ndërsa u plagosën 75.668 palestinezë.

Ndërkohë që raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.

Related posts

Ministri izraelit sfidon qëndrimin amerikan mbi vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor

admin

25 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

admin

Presidenti turk përshëndet muslimanët në mbarë botën për festën e Fitër Bajramit

admin