Rreth 500 emigrantë kanë dhënë alarmin SOS nga një varkë në brigjet e Siçilisë, njoftoi sot organizata Alarm Phone.
Organizata, e cila operon si një linjë telefonike emergjente për migrantët në rrezik në det, tha në Twitter informoi autoritetet kompetente ndërsa u kerkoi atyre të mos humbasin kohë: “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë!”- ishte alarmi për autoritetet.
Anija është nisur nga Libia për në jug të Siçilisë, ndërsa u pikas në det nga një avion Frontex. Aftësitë e Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vunë nën dyshim pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.
Qeveria e krahut të djathtë të Italisë njoftoi të enjten dënime më të ashpra për kontrabandistët e emigrantëve dhe zotohet të godasë kalimet e parregullta detare duke hapur rrugët legale të migracionit.
Njoftimi nuk ndaloi flukset e parregullta të emigrantëve, me pothuajse 3,000 njerëz që erdhën në Itali që nga e mërkura, krahasuar me rreth 1,300 për të gjithë marsin e vitit të kaluar. Vetëm dje në ishullin Lampedusa kanë mbërritur 1869 emigrantë me 41 varka të ndryshme, siç raporton agjencia ANSA, duke folur për një numër rekord.