RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Alarm në brigjet italiane, rreth 500 emigrantë rrezikojnë të mbyten

alarm-ne-brigjet-italiane,-rreth-500-emigrante-rrezikojne-te-mbyten

Rreth 500 emigrantë kanë dhënë alarmin SOS nga një varkë në brigjet e Siçilisë, njoftoi sot organizata Alarm Phone.

Organizata, e cila operon si një linjë telefonike emergjente për migrantët në rrezik në det, tha në Twitter informoi autoritetet kompetente ndërsa u kerkoi atyre të mos humbasin kohë: “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë!”- ishte alarmi për autoritetet.

Anija është nisur nga Libia për në jug të Siçilisë, ndërsa u pikas në det nga një avion Frontex. Aftësitë e Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vunë nën dyshim pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë njoftoi të enjten dënime më të ashpra për kontrabandistët e emigrantëve dhe zotohet të godasë kalimet e parregullta detare duke hapur rrugët legale të migracionit.

Njoftimi nuk ndaloi flukset e parregullta të emigrantëve, me pothuajse 3,000 njerëz që erdhën në Itali që nga e mërkura, krahasuar me rreth 1,300 për të gjithë marsin e vitit të kaluar. Vetëm dje në ishullin Lampedusa kanë mbërritur 1869 emigrantë me 41 varka të ndryshme, siç raporton agjencia ANSA, duke folur për një numër rekord.

Related posts

Osmani: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së UÇK-së për liri

admin

Kolonët fanatikë hebrenj shpalosin flamurin izraelit në Mesxhid Al-Aksa

admin

Media izraelite: Përpjekjet egjiptiane për të ndërmjetësuar armëpushimin “dështuan”

admin