RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Alarmet e emergjencës u aktivizuan përkohësisht në Arabinë Saudite për shkak të “rrezikut të mundshëm”

alarmet-e-emergjences-u-aktivizuan-perkohesisht-ne-arabine-saudite-per-shkak-te-“rrezikut-te-mundshem”

Autoritetet saudite aktivizuan përkohësisht alarmet e emergjencës të hënën në rajonet jugperëndimore Najran dhe Jazan për shkak të një “rreziku të mundshëm”, transmeton Anadolu.

Mbrojtja Civile Saudite tha se Platforma Kombëtare e Paralajmërimit të Hershëm lëshoi ​​një alarm në Provincën Najran duke i paralajmëruar banorët për një kërcënim të mundshëm. Një alarm i ngjashëm u lëshua edhe për Provincën Jazan.

Mbrojtja Civile më vonë dërgoi mesazhe “gjithçka në rregull” për të dy rajonet, duke thënë se rreziku kishte kaluar.

Autoritetet saudite kanë lëshuar një sërë alarmesh të ngjashme emergjence në javët e fundit mes përshkallëzimit të sulmeve me raketa dhe dronë të Huthive nga Jemeni fqinj, ndërsa grupi ka marrë përsipër shumë sulme ndaj mbretërisë.

Arabia Saudite po udhëheq një koalicion që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit që nga marsi 2015 kundër Huthive, të cilët kanë kontrolluar kryeqytetin Sanaa dhe disa provinca që nga shtatori 2014.

Related posts

Kristersson: Suedia të ndjekë politikën strikte të migracionit të Danimarkës

admin

Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

admin

Skadon sot afati për zgjedhjen e presidentit, “Vetëvendosje” propozoi 2 emra. Nis seanca, salla thuajse bosh

admin