RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestat në rrugët e Francës trazuan Evropën

protestat-ne-rruget-e-frances-trazuan-evropen

Protestat e organizuara kundër vrasjes së një 17-vjeçari nga policia më 27 qershor në Francë, u përhapën në disa vende të Evropës ndërsa disa vende deklaruan se janë të shqetësuara nga situata, shkruan Anadolu.

Protestat e dhunshme që shpërthyen në Francë pas vrasjes së të riut Nahel M., shkaktuan protesta në Belgjikë, Zvicër dhe Greqi ndërsa qeveritë e Italisë dhe Gjermanisë shprehën shqetësimet e tyre.

Në Belgjikë u mbajtën protesta në kryeqytetin Bruksel dhe Liege për të mbështetur protestat në Francë. Gjatë protestave disa automjete u dogjën në qendër të Brukselit, u shkulën kalldrëmet dhe u dëmtuan stacionet e autobusëve dhe tramvajit.

Gjithsej 114 persona u arrestuan në Bruksel më 29 dhe 30 qershor për shkak të incidenteve. Ndonëse protesta në qendër të qytetit të Lieges kaloi pa incidente, si masë paraprake u ndaluan 30 persona.

Pas Belgjikës, nga 1 korriku protestat u përhapën edhe në Zvicër. Në ngjarjet që shpërthyen në Lozanë u arrestuan 7 persona, ku 100 të rinj u mblodhën për të mbështetur protestat në Francë. Mësohet se të arrestuarit ishin të moshës 15-24 vjeç.

Të rinjtë e maskuar hodhën gurë dhe kokteje molotov ndaj policisë, thyen xhamat e dyqaneve dhe derën e hyrjes së një librarie. Grupet e majta të mbledhura në kryeqyteti e Greqisë, Athinë, zhvilluan protestë përpara ambasadës franceze. Protesta përfundoi pa incidente.

Deklaratë nga Gjermania dhe Italia

Për shkak të ngjarjeve në rrugë që filluan të përhapen në Evropë, erdhën deklarata nga qeveritë e Gjermanisë dhe Italisë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se po ndjekin me shqetësim zhvillimet në Francë. Ai tha se besonte se presidenti francez Emmanuel Macron do të ndërmarrë hapa për të qetësuar situatën dhe se nuk priste që protestat të përhapeshin në Gjermani.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani shprehu shqetësimin e tij për protestat. “Duhet të parandalojmë që kjo situatë të përhapet si një zjarr ashtu siç ndodhi në Belgjikë, Zvicër dhe në të gjithë zonën frengjishtfolëse ku po ndodhin trazira. Të përfshirët në dhunë duhet të izolohen dhe problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore”.

Protestat e dhunshme në Francë

Policia franceze hapi zjarr mbi një makinë me 3 persona në Nanterre më 27 qershor, duke vrarë shoferin 17-vjeçar Nahel M. Ata që reaguan për vdekjen e të riut Nahel M., dolën në rrugë në qytete të ndryshme të vendit dhe u përplasën me policinë.

Polici që vrau të riun është pezulluar dhe dënuar me masën e paraburgimit. Gjatë protestave në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Paris, Marsejë dhe Lion, ka patur plaçkitje ndërsa në 10 qytete u shpall shtetrrethim nga ora 21:00.

Related posts

Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia

admin

Kina refuzon thirrjen e SHBA-së për takimin e ministrave të Mbrojtjes në Singapor

admin

Stoltenberg: Ka rritje të tensioneve, NATO-ja ka rritur praninë në Kosovë

rezart morina