RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Albanese: Shkatërrimi i kompleksit të UNRWA-s nga Izraeli pasqyron një sulm më të gjerë ndaj sistemit të OKB-së

albanese:-shkaterrimi-i-kompleksit-te-unrwa-s-nga-izraeli-pasqyron-nje-sulm-me-te-gjere-ndaj-sistemit-te-okb-se

Raportuesja speciale e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze, Francesca Albanese, deklaroi të enjten se shkatërrimi i kompleksit të UNRWA-s në Kudsin Lindor është shenjë e një sulmi më të gjerë ndaj sistemit të Kombeve të Bashkuara, duke bërë thirrje për mbajtjen e një seance të posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, transmeton Anadolu.

Albanese tha në një deklaratë se është “e tmerruar nga shkatërrimi i pandërprerë nga Qeveria e Izraelit” dhe se “Izraeli po i çmonton Kombet e Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare tullë pas tulle, para syve të gjithë botës”.

Forcat izraelite hynë me forcë në kompleksin e selisë së UNRWA-s në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsin Lindor të pushtuar më 20 janar dhe e shkatërruan atë duke përdorur buldozerë dhe mjete të rënda.

“Sulmi ndaj UNRWA-s është i barabartë me shkatërrimin e përpjekjeve të botës për të mbajtur gjallë jetën palestineze”, tha Albanese, duke iu referuar asaj që ajo e përshkroi si “retorikë gjenocidale nga zyrtarë izraelitë”.

Ajo tha se ministri izraelit i brendshë, Itamar Ben Gvir, u shfaq në kamera duke mbikëqyrur shkatërrimin dhe përmendi një thirrje publike nga zëvendëskryetari i Kudsit jashtë kompleksit për të “vrarë dhe asgjësuar stafin e UNRWA-s”.

“Kjo përbën një tjetër rast të nxitjes gjenocidale, e cila është bërë shqetësueshëm e normalizuar në Izrael”, paralajmëroi raportuesja.

Albanese e përshkroi shkatërrimin si “një sulm të turpshëm nga një shtet anëtar i OKB-së ndaj një organizate të mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së”, duke e quajtur atë “të paprecedentë dhe të rrezikshëm”. Ajo i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të kërkojë një seancë të posaçme të Asamblesë së Përgjithshme dhe tha se ka ardhur koha të merret në konsideratë pezullimi i kredencialeve të Izraelit si dhe autorizimi i sanksioneve dhe embargove.

Related posts

Kosovë/ Spiropali në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari: Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim, jetën!

admin

Opozita pranon draft-statutin e Asociacionit – AAK konfirmon, PDK e LDK heshtin

admin

U zotua se do të ndiqte rrugën e të shoqit pas vdekjes së tij, Rusia lëshon urdhërarrest për të venë e Alexei Navalnyt

admin