RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spiropali: Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë si anëtare themeluese e Bordit të Paqes

spiropali:-shqiperia-eshte-e-gatshme-te-marre-persiper-pergjegjesite-si-anetare-themeluese-e-bordit-te-paqes

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo tha se Takimi i Dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit në Stamboll kishte në fokus avancimin e bashkëpunimit rajonal në fushat e lidhshmërisë, zhvillimit ekonomik, sigurisë energjetike dhe integrimit evropian.

Takimi i Dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit u mbajt sot në Stamboll, nën mikpritjen e kryediplomatit të Turqisë, Hakan Fidan.

Spiropali tha se në cilësinë e tij si anëtar i Bordit Ekzekutiv të Paqes, ministri Fidan nënvizoi rëndësinë e këtij mekanizmi të sapokrijuar, të iniciuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, “si një instrument i rëndësishëm për promovimin e paqes së qëndrueshme mes sfidave globale gjithnjë e më komplekse”.

“Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, e bindur fuqimisht se bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ndihmojë në hapjen e një kapitulli të ri në avancimin e paqes ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve”, ka theksuar kryediplomatja e Shqipërisë.

Më 22 janar Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Related posts

Maroku shpall tre ditë zie kombëtare

admin

Përdhunoi, vrau dhe braktisi në dyert e spitalit Marigona Osmanin, lihet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën. Për bashkëpunëtorin e tij gjykata vendosi…

admin

351 mijë kilogramë fishekzjarre u importuan gjatë këtij viti

admin