RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Albin Kurti: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje pa buxhet të miratuar

albin-kurti:-vendi-nuk-duhet-te-shkoje-ne-zgjedhje-pa-buxhet-te-miratuar

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e miratimit të buxhetit për funksionimin e vendit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje pa buxhet të miratuar në Kuvend, aq më pak që vitin e ardhshëm kemi çështjen e zgjedhjes ose rizgjedhjes së Presidentes. Nëse kjo sfidë nuk arrin të zgjidhet para afatit kushtetues, vendi duhet të shkojë përsëri në zgjedhje të reja, por pa buxhet të miratuar nuk mund të mbaheshin as zgjedhjet. Argumentimi i opozitës për mosmiratim të buxhetit, që ne kemi procedurë në Kuvend, është se nuk duan ta trajtojnë buxhetin e një qeverie në detyrë,” tha Kurti.

Ai shtoi se miratimi i buxhetit është thelbësor për stabilitetin e vendit dhe për funksionimin normal të institucioneve.

Related posts

Maqedoni e Veriut, kryeparlamentari Xhaferi pret në takim ministren e jashtme të BeH-së

admin

Ministri i Jashtëm i Indisë zhvillon vizitën e parë të veçantë në Ukrainë

Hevzi

SHBA e sheh Turqinë ‘si një aleate të besueshme’, thotë Shtëpia e Bardhë

admin