RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Rihapja e pikës kufitare Rafah do të zgjerojë përpjekjet për ndihmë humanitare

okb:-rihapja-e-pikes-kufitare-rafah-do-te-zgjeroje-perpjekjet-per-ndihme-humanitare

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), Jens Laerke deklaroi se rihapja e pikës kufitare të Rafahut do të zgjerojë fushën e përpjekjeve për ndihmë humanitare, raporton Anadolu.

Laerke iu përgjigj me shkrim një pyetjeje të AA-së se “Ali Shaath, kreu i Komitetit Kombëtar të Gazës për Administrimin e Gazës njoftoi në Davos se pika kufitare e Rafahut në kufirin e Rripit të Gazës me Egjiptin do të hapet javën e ardhshme. A e konfirmon OKB-ja këtë informacion? A po përgatitet OKB-ja të transportojë më shumë ndihma përmes këtij pikëkalimi javën e ardhshme?”.

“Shpresojmë që pika kufitare e Rafahut të rihapet së shpejti për të siguruar lëvizjen e mallrave dhe njerëzve”, deklaroi Laerke duke njoftuar se ata që zgjedhin të largohen dhe të kthehen duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë vullnetarisht dhe në mënyrë të sigurt.

“Rifillimi i lëvizjes së mallrave përmes pikës kufitare të Rafahut do të rrisë vëllimin e ndihmës humanitare që hyn në Gaza, duke zgjeruar kështu fushën e përpjekjeve për ndihmë humanitare”, tha Laerke.

Shaath, në një video-mesazh dërguar Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, tha se “Si hap i parë, kam kënaqësinë të njoftoj se pika kufitare Rafah do të hapet për kalime dypalëshe javën e ardhshme”.

Related posts

Rriten çmimet e naftës përpara afatit të fundit të Trumpit për marrëveshje me Iranin

admin

16-vjeçari nxirret i gjallë pas 119 orësh, kishte fjetur me bluzën e ekipit që do të luante të nesërmen

Muhamet Ramadani

Stuhia ‘pushton’ Japoninë, mijëra njerëz urdhërohen të evakuohen për shkak të rrezikut nga tajfuni që po i afrohet kryeqytetit

admin