RTV AHIRETI
Shëndetësi

Obeziteti i tepërt rrit rrezikun e vdekjes së hershme për 50 për qind

obeziteti-i-tepert-rrit-rrezikun-e-vdekjes-se-hershme-per-50-per-qind

Kur këta persona krahasohen me personat me peshë normale, rreziku për vdekje të hershme është 50 për qind më shumë.

Obeziteti i tepërt rrit rrezikun e vdekjes së hershme për 50 për qind, thonë shkencëtarët.

Sipas lajmit të SkyNews, ekspertët të cilët kanë hulumtuar gjendjet shëndetësore dhe shkaqet e vdekjeve të 2.8 milionë të rriturve në Britaninë e Madhe, zbuluan se personat me indeksin e masës trupore 40 deri në 45 kanë rrezik të vdekjes së hershme për 50 për qind më shumë.

Te personat me obezitet të tepërt, rreziku i diabetit Tip 2 është rritur në 12 herë më shumë, apnea e gjumit 22, sëmundje të zemrës, shtypje të lartë dhe vajosje e tepruar në gjak 3 herë më shumë.

Kur këta persona krahasohen me personat me peshë normale, rreziku për vdekje të hershme është 50 për qind më shumë.

Gjetjet e hulumtimit janë shpërndarë në Glasgow në Kongresin e Obezitetit të Evropës.

Indeksi i masës trupore mes 18.5 dhe 24.9 për të rriturit pranohet si indeks ideal.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga viti 1975 numri i obezëve në mbarë botën është rritur për 3 herë më shumë.

Related posts

Katër mënyrat se si ndikon vetmia në shëndetin e trurit

admin

Kujdes! Këto ushqime shkaktojnë depresion

rezart morina

Çrregullimet e ankthit trashëgohen më lehtë nga nënat tek vajzat

admin